Në këtë episod, Fitim Adili bisedon me Ilir Pruthi për rrugëtimin e tij nga Kosova në Gjermani dhe si e gjeti vehten si developer në mërgatë. Përveç profesionit si software developer, Fitimi është edhe influencer në rrjetin social LinkedIn, ku me hashtag-un e tij #fitimadiliandfriends ju ndihmon të rinjëve në zhvillim profesional.
Cila është gjendja e ICT në Kosovë dhe çfarë lloj ndihmese i duhet zhvilluesve të softuerit me depërtu në tregjet e jashtme? Sa ka përkrahje rinia Shqipëtare me u ngritë në profesion? Çka ka ndërmarrë vet Fitimi në këtë drejtim?
Ky episod u mundësua nga njerëzit e mrekullueshëm në Alba Connect:
Menaxher i Produksionit & Asisten Regjisor:
Mimoza Rexhepi
Koordinator i Produksionit & Operator i Kamerës:
Ermedina Osmanaj
Operator i Kamerës & Regjisor i Fotografisë:
Lorik Krasniqi
Video Editor & Miksim i Zërimit:
Valmir Haxhijaha
Regjisor & Producent:
Ilir Pruthi