Edit Content

Informata

Newsletter

Shkruaje email adresën në linkun më poshtë nëse dëshiron të pranosh email kur postojmë episoda të reja apo informata tjera rreth podcastit.

Çka është Marketingoholic?

Marketingoholic është podcast shqip për marketing. Realizohet nga Alba Connect, kompani e marketingut e bazuar në Kosovë. Puna në podcast ka filluar në vitin 2021 dhe episodi i parë është publikuar në Dhjetor 2021.

Marketingoholic është një ndër podcastet e para nga një kompani shqiptare që ka për qëllim shpërndarjen e dijenisë përmes përvojave të mysafirëve.

sezonin e parë, podcasti është udhëhequr nga Ilir Pruthi, Mimoza Rexhepi, Diar Neziri, dhe Tringa Jashari. Në sezonin e dytë, podcasti udhëhiqet nga Ilir Pruthi.

Mirë... po çka është podcasti?

Podcast quhet një audio/video program që konsumohet në mënyrë digjitale. Ky program mundet me qenë libër me zë (audiobook), seri e storjeve apo intervistave, apo edhe blog me zë (audioblog). Kosto e realizimit të podcastit nuk është shumë e madhe por kosto e konsumimit është super e ulët. Në krahasim me programet radio-televizive, podcastet kanë më pak cenzurë dhe temat janë më organike për përcjellës.

Ku mund ta ndjeki podcastin?

Marketingoholic podcast mund të dëgjohet pothuajse në të gjitha platformat online që kanë të bëjnë me podcast.

Ndihmo me Këshillë Mysafir Sponzorim

Gjithmonë jemi të interesuar të përmirësojmë podcastin Marketingoholic. Qoftë me mysafir interesant, qoftë me ndryshime në realizim, apo me sponsorim.

Nëse ke diçka që mendon se mund të na ndihmoj, kontakto Marketingoholic.